Gashi: LDK kërkon drejtësi

  • A.P /
  • 18 April 2023 - 13:47
Gashi: LDK kërkon drejtësi

Procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale, e ka komentuar shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se njerëzit e LDK-së kanë qenë ushtarë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe se nuk ka pasur rivalitet në mes të LDK-së e UÇK-së. Gashi shtoi se për vrasjet e pasluftës, LDK kërkon drejtësi, ndërsa ka cituar një bisedë me Sabri Hamitin i cili i kishte thënë se ata që po vrasin aktivistë të LDK-së “nuk mund të jenë shqiptarë”

“Po citoj Sabri Hamitin i cili më kishte thënë se nuk muj me mëndu kurrë se më vranë shqiptarët. Ata që po tentonin ta vrasin. Nuk mund të jenë shqiptarë ata që e kanë vrarë Enver Malokun. E unë them se ata që i kanë bërë këto kanë pasur urdhër nga Serbia”, tha ai.

(Kosova Sot Online)