Borrell njofton se është sulmuar ambasadori i BE-së

  • A.P /
  • 17 April 2023 - 22:32
Borrell njofton se është sulmuar ambasadori i BE-së

Përfaqësues i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, ka njoftuar se është sulmuar ambasadori i BE-së në rezidencën e vet në Sudan.

Borrell, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se kjo përbën një shkelje të rëndë të Konventës së Vjenës.

Ai shtoi se siguria e personelit diplomatik është përgjegjësi kryesore e autoriteteve sudaneze.

“Pak orë më parë, ambasadori i BE-së në Sudan u sulmua në rezidencën e tij. Kjo përbën një shkelje të rëndë të Konventës së Vjenës. Siguria e ambienteve diplomatike dhe e personelit është një përgjegjësi kryesore e autoriteteve sudaneze dhe një detyrim sipas ligjit ndërkombëtar”, ka shkruar Borrell.

(Kosova Sot Online)