Moti sot në Kosovë me shi dhe shkarkime rrufesh

  • E.K /
  • 18 April 2023 - 08:13
Moti sot në Kosovë me shi dhe shkarkime rrufesh

Mot i vranët dhe me shi është paraparë edhe për sot në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Institutit Meteorologjik të Kosovës, sot do të ketë kushte për shkarkime rrufesh.

Kurse, rreshjet do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë, më shumë në rrafshin e Dukagjinit.

Temperaturat minimale pritet të sillen ndërmjet 3 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 12 dhe 15 gradë Celsius.

(Kosova Sot Online)