Edhe sot dëgjimi i dëshmitarëve në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

  • E.K /
  • 18 April 2023 - 08:26
Edhe sot dëgjimi i dëshmitarëve në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Këto janë ngjarjet e datës 18 prill 2023:

– Zyra e Prokurorisë Speciale vazhdon procesin e paraqitjes së provave përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 9:00)

– Instituti Riinvest mban diskutim rreth Draftprogramit kombëtar të shkencës 2023-2028. (Instituti “Riinvest”, ora 11:00)

– Partia Socialdemokrate dorëzon padi ndaj Agjencionit për Informim dhe Privatësi. (Gjykata Themelore e Prishtinës, ora 11:00)

– Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit si dhe shqyrton raportin vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

– Mbahet forumi me temë “Zgjedhjet lokale në veri të Kosovës – për dhe kundër” në të cilën merr pjesë Aleksander Jabllanoviq – kryetar i Partisë serbe të Kosovës dhe kandidat për kryetar të Komunës së Leposaviqit. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

– Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “ Sistemi Informativ i Gjendjes civile në Agjencinë e Regjistrit Civil”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:30)

– Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal voton raportin me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

(Kosova Sot Online)