Këto lagje të Prishtinës sot nuk do të kenë ujë të pijshëm

  • E.K /
  • 18 April 2023 - 10:47
Këto lagje të Prishtinës sot nuk do të kenë ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të punimeve teknike, sot, nga ora 09:00 deri në orën 15:00 nuk do të ketë furnizim me ujë të pijshëm në disa lagje të Prishtinës, transmeton “Kosova Sot Online”.

Lagjet që do të mbesin pa ujë të pijshëm janë “Qershia”, Swiss Village”, “Marigona 2 Veternik”, “Nic”, “Qëndresa” dhe “Zona Industriale Çagllavicë”.

Në njoftim thuhet që arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë janë punimet teknike.

(Kosova Sot Online)