Eurodeputeti Waitz: Sot është një ditë gëzimi për Kosovën dhe qytetarët e saj

  • E.K /
  • 18 April 2023 - 11:10
Eurodeputeti Waitz: Sot është një ditë gëzimi për Kosovën dhe qytetarët e saj

Eurodeputeti dhe bashkëkryetari i Partisë së Gjelbër Evropiane, Thomas Waitz, thotë se sot është një ditë gëzimi për Kosovën dhe qytetarët e saj, pasi që Parlamenti Evropian sot do të japë më në fund dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave, përcjell “Kosova Sot Online”.

Waitz tha se ky hap në rrugën e Kosovës drejt BE-së është vonuar shumë.

“Sot është një ditë gëzimi për Kosovën dhe qytetarët e saj. Pas disa vitesh bllokadë në Këshillë, Parlamenti Evropian më në fund do të miratojë liberalizimin e vizave për më të rinjtë e Evropës. Ky hap në rrugën e Kosovës drejt BE-së është shumë i vonuar. Të Gjelbërit kanë vite që e mbrojnë atë dhe do të vazhdojnë të mbështesin rrugën e Kosovës drejt BE-së”, deklaron Waitz.

(Kosova Sot Online)