Lexoni edhe:
Rreziku që po na vjen nga epoka digjitale dhe inteligjenca artificiale
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:30 në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, ku si pasojë kanë mbetur tre persona të lënduar, transmeton "Kosova Sot Online".
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ahmeti ka bërë me dije se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.
“Sot rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete ( një ka qenë në lëvizje dhe dy të parkuara).
Rreziku që po na vjen nga epoka digjitale dhe inteligjenca artificialeLexoni edhe:
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale në një lokal. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.
(Kosova Sot Online )