Nesër nënshkruhet zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave, në ceremoni merr pjesë Besnik Bislimi

  • E.K /
  • 18 April 2023 - 12:42
Nesër nënshkruhet zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave, në ceremoni merr pjesë Besnik Bislimi

Në Parlamentin Evropian sot është miratuar vendimi final për liberalizimin e vizave për Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ky vendim do të nënshkruhet nesër zyrtarisht në Strasbourg nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE’së.

Në ceremoninë e nënshkrimit do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi.

(Kosova Sot Online)