Thjis Reuten: Krenar që më në fund e realizuam premtimin e vonuar të BE-së për qytetarët e Kosovës

  • E.K /
  • 18 April 2023 - 12:47
Thjis Reuten: Krenar që më në fund e realizuam premtimin e vonuar të BE-së për qytetarët e Kosovës

Parlamenti Europian sot ka miratuar dosjen për liberalizimin e vizave për Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”

Eurodeputeti holandez, Thjis Reuten, tha se më në fund e realizuan një premtim të vonuar të BE-së për qytetarët e Kosovës.

Ai ka shkruar se Kosova është pjesë e Evropës.

“Parlamenti Europian jep dritën jeshile përfundimtare për udhëtimin pa viza në BE për Kosovën. Krenar që më në fund e realizuam këtë premtim të vonuar të BE-së për qytetarët e Kosovës. Ju jeni pjesë e Europës! Tani mund të hapim kapitullin tjetër duke ndërtuar më tej të ardhmen tonë të përbashkët europiane”.

(Kosova Sot Online)