Von Cramon: Urime për liberalizimin e vizave të shumëpritur dhe shumë të merituar

  • E.K /
  • 18 April 2023 - 13:07
Von Cramon: Urime për liberalizimin e vizave të shumëpritur dhe shumë të merituar

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka uruar qytetarët e Kosovës, pasi Parlamenti Evropian votoi për liberalizimin e vizave, shkruan “Kosova Sot Online”.

Von Cramon, ka thënë se më në fund qytetarët kosovarë do të udhëtojnë lirisht nëpër në Evropë nga viti 2024.

Cramon ka thënë se ky është lajm shumë i mirë për Kosovën, pasi e ka merituar.

“Lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës nga Parlamenti Evropian. Urime për liberalizimin e vizave të shumëpritur dhe shumë të merituar që do t’ju lejojë të udhëtoni më në fund lirisht nëpër Evropë që nga viti 2024! Gëzuar lirinë e lëvizjes!”, shkroi Von Cramon.

(Kosova Sot Online)