Abdixhiku pas vendimit për vizat: Një ditë e paharrueshme për Kosovën

  • E.K /
  • 18 April 2023 - 13:15
Abdixhiku pas vendimit për vizat: Një ditë e paharrueshme për Kosovën

Kryetari i LDK -së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi në Parlamentin Evropian sot është miratuar vendimi final mbi liberalizimin e vizave për Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Abdixhiku e ka quajtur këtë ditë si të paharrueshme për Kosovën dhe qytetarët e saj.

”Një ditë e paharrueshme për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj pasi liberalizimi i shumëpritur i vizave miratohet përfundimisht nga Parlamenti Evropian“, ka shkruar Abdixhiku në Twitter, të martën.

(Kosova Sot Online)