Osmani uron për vizat: Më 1 janar 2024, qytetarët do të ndihen të barabartë me popujt tjerë evropian

  • E.K /
  • 18 April 2023 - 13:22
Osmani uron për vizat: Më 1 janar 2024, qytetarët do të ndihen të barabartë me popujt tjerë evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar sot pas miratimit të vendimit për liberalizimin e vizave nga Parlamenti Europian, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo tha se ky vendim final është fitore edhe për demokracinë në Europë dhe jo vetëm për Kosovën. Osmani tha se meritë për këtë ka populli i Kosovës.

Osmani ka shkruar se qytetarët e Kosovës më në fund do të ndihen të barabartë me popujt tjerë evropian, për të lëvizur lirshëm.

Postimi i plotë:

Vendimi i sotëm final për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës është fitore, jo vetëm për vendin tonë, por për vetë demokracinë dhe unitetin në Evropë. Ky vendim është meritë e popullit të Kosovës, vendosmërisë së pashembullt të treguar përgjatë viteve, pavarësisht vonesave dhe padrejtësive të ndryshme.

Më 1 janar 2024, qytetarët tanë më në fund do të ndihen të barabartë me popujt tjerë evropian, për të lëvizur lirshëm në kontinentin që ata i përkasin, e për të cilin kanë kontribuar ndër shekuj. Tanimë, lëvizja në shtetet evropiane është më e lehtë, familjet tona janë më afër dhe mundësitë për avancim e bashkëpunim më të mëdha.

(Kosova Sot Online)