Rohde për vizat: Nuk mund ta shpreh sa i lumtur jam për qytetarët kosovarë

  • E.K /
  • 18 April 2023 - 14:35
Rohde për vizat: Nuk mund ta shpreh sa i lumtur jam për qytetarët kosovarë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, është shprehur i lumtur për miratimin e liberalizimit të vizave nga Parlamenti Evropian,përcjell “Kosova Sot Online”.

Rohde, ka shkruar se Gjermania e ka mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën që nga viti 2016.

Ai ka shkruar se është shumë i lumtur për qytetarët e Kosovës, pasi ka qenë shumë e merituar.

”Më në fund është bërë! Me miratimin përfundimisht sot nga Parlamenti Evropian, liberalizimi i vizave i vonuar do të futet më së voni deri më 1 janar 2024. Gjermania ka mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën që nga viti 2016”, ka shkruar ambasadori gjerman.

”Nuk mund të shpreh sa i lumtur jam për qytetarët kosovarë! E merituar! Faleminderit eurodeputetes Viola von Cramon për angazhimin tuaj në këtë çështje”, ka thënë ambasadori.

(Kosova Sot Online)