Milatoviç: Ne në Ballkanin Perendimor shpesh harrojmë integrimin tonë

  • A.P /
  • 18 April 2023 - 22:50
Milatoviç: Ne në Ballkanin Perendimor shpesh harrojmë integrimin tonë

S’ka më dilema, Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç në një intervistë për gazeten Nedeljnik tha se beson se Mali i Zi duhet të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Integrimet ekonomike rajonale rreth CEFTA-s dhe procesit të Berlinit sipas tij janë procese paralele komplementare me Ballkanin e Hapur.

Milatovic tha se edhe në fushatën elektorale ishte transparent për te mbeshtetur idene e Ballkanit te Hapur.

Jakov Milatovic: Ne në Ballkanin Perendimor shpesh harrojmë integrimin tonë ekonomik rajonal kur flasim për integrimin evropian.  Dihet që kam punuar në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila është një organizatë klasike financiare ndërkombëtare, dhe ndër të tjera mbështet tranzicionin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Bashkimi Evropian është krijuar si një ide e integrimit ekonomik rajonal të vendeve të Beneluksit, Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

Duke theksuar se ka marrë mbështetjen historike të qytetarëve dhe ka legjitimitetin më të madh në Mal të Zi për të folur për këto tema Milatoviç theksoi se edhe qytetarët ishin të qartë kur ishte fjala për ketë temë. 


(Kosova Sot Online)