Varhely uron për vizat: Sukses i madh, moment historik

  • E.K /
  • 18 April 2023 - 15:31
Varhely uron për vizat: Sukses i madh, moment historik

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhely, ka thënë se sot është një moment historik, pas miratimit të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Varhely ka shkruar se ky është një sukes i madh.

“Sot arritëm një moment historik të rëndësishëm pasi sapo u miratua vendimi përfundimtar për #liberalizimin e vizave për qytetarët e #Kosovës në Parlamentin Evropian. Sukses i madh! Urime”, ka shkruar ai në Twitter, të martën.

Siç kanë deklaruar zyrtarët e Kosovës dhe të Bashkimit Evropian, më së largu më 1 janar 2024 shtetasit e Kosovës mund të lëvizin pa viza.

(Kosova Sot Online)