Hoti: Heqja e vizave është lajm i mirë sepse është punuar për shumë vite

  • E.K /
  • 18 April 2023 - 15:50
Hoti: Heqja e vizave është lajm i mirë sepse është punuar për shumë vite

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar qytetarët për miratimin e vizave në Paralamentin Europian, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se heqja e vizave është lajm i mirë sepse është punuar për shumë vite që qytetarët të lëvizin lirshëm.

“Në Parlamentin Evropian sot është votuar pro heqjes së vizave për Kosovën. Heqja e vizave është lajm i mirë sepse është punuar për shumë vite që qytetarët të lëvizin lirshëm edhe pse padrejtësisht u zvarrit nga bllokadat e kauzat e brendshme dhe nga vullneti i disa vendeve të BE-së. Kjo ditë është historike për qytetarët e Republikës së Kosovës. Urime!”, ka shkruar Hoti.

(Kosova Sot Online)