Joseph: Tashmë ka kaluar afati për krijimin e 'Komitetit të Përbashkët të Monitorimit'

  • A.P /
  • 18 April 2023 - 16:35
Joseph: Tashmë ka kaluar afati për krijimin e 'Komitetit të Përbashkët të Monitorimit'

Tashmë ka kaluar afati për krijimin e Komitetit të Përbashkët të Monitorimit, të kryesuar nga BE-ja për të mbikëqyrur zbatimin e dispozitave, ka theksuar analisti i politikës së jashtme në Ballkan, Edward Joseph, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Sot bëhen 30 ditë që kur Aneksi i Zbatimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u miratua në Ohër më 18 mars. Tashmë ka kaluar afati për të krijuar Komitetin e Përbashkët të Monitorimit, “të kryesuar nga BE-ja”, për të “mbikëqyrur” zbatimin e “të gjitha dispozitave””, ka shkruar Joseph.

Joseph shtoi se Bashkimi Evropian e ka për detyrë të tregojë se a është formuar ky komision, pasi, sipas tij, si BE-ja, ashtu edhe ShBA-ja duhet ta marrin seriozisht marrëveshjen që e hartuan.

“Epo, a është ngritur Komisioni i Përbashkët i Monitorimit? Nëse po, BE-ja duhet ta shpallë këtë. Nëse jo, BE-ja duhet prapë ta shpallë këtë. BE-ja dhe ShBA-ja duhen ta marrin seriozisht marrëveshjen që hartuan dhe imponuan. Kredibiliteti ShBA-BE është gjithashtu në linjë, së bashku me atë të palëve. Afatet dhe formalitetet kanë rëndësi”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)