Konfiskohen disa thika brenda hapësirave të shkollave

  • A.P /
  • 18 April 2023 - 16:48
Konfiskohen disa thika brenda hapësirave të shkollave

Përmes një kontrolle të shkollave në rajonin e Mitrovices së Jugut, Policia e Kosovës,  ka gjetur gjashtë thika të poseduara nga nxënësit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Me qëllim të rritjes së nivelit të sigurisë në shkolla, ky kontroll është realizuar në 11 shkollat e mesme të larta të tri komunave, Mitrovicë e Jugut, Vushtrri e Skenderaj.

“Me qëllim të identifikimit dhe sekuestrimit të sendeve të paligjshme janë kontrolluar 11 shkolla të mesme, 278 paralele me gjithsej 5585 nxënës, me ç’raste gjatë kontrollimit brenda hapësirave të shkollave të ndryshme në posedim të nxënësit janë gjetur gjashtë (6) thika, të cilat janë sekuestruar si prova materiale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Provat e gjetura materiale i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku është sugjeruar që rastet të iniciohen dhe të hetohen në procedurë të rregullt, për veprën penale “Mbajtje në pronësi, posedim i paautorizuar i armës”.

Policia njofton se këto kontrolle janë realizuar në saje të bashkëpunimit të ndërsjellë me këshillat e prindërve, këshillat e shkollave dhe autoriteteve të arsimit, si dhe me urdhëresë të Gjykatës kompetente.


(Kosova Sot Online)