Deputetja e LDK-së: Liberalizimi i vizave do të ndodhte kushdo që të ishte në qeveri

  • A.P /
  • 18 April 2023 - 17:38
Deputetja e LDK-së: Liberalizimi i vizave do të ndodhte kushdo që të ishte në qeveri

Për vendimin e sotëm të Parlamentit Evropian për të hequr regjimin e vizave për kosovarët, ka folur deputetja e LDK-së, Rrezata Krasniqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Krasniqi ka thënë se liberalizimi i vizave do të ndodhte kushdo që të ishte në qeveri, duke theksuar se Qeveria Kurti s’ka bërë ndonjë gjë që të hiqen vizat.

Ajo ka thënë se ishte krijuar edhe momentumi, pas arritjes edhe të marrëveshjes me Serbinë në Ohër.

 “Kushdo që të ishte ne Qeveri, liberalizimi do të ndodhte. Jo që kjo Qeveri ka bërë ndonjë gjë më shumë. Ishte edhe momentumi”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)