Guerot reagon pasi PE ka miratuar liberalizimin e vizave për Kosovën

  • A.P /
  • 18 April 2023 - 18:23
Guerot reagon pasi PE ka miratuar liberalizimin e vizave për Kosovën

Pasi Parlamenti Evropian ka miratuar liberalizimin e vizave për Kosovën, ka reaguar ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Guerot përmendi edhe masat të cilat i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës.

”Pikërisht në bazë të masave të marra nga Qeveria e Kosovës, Presidenti Macron u pajtua për liberalizimin e vizave verën e kaluar”, ka shkruar ai në Twitter.

Siç kanë deklaruar zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe të Kosovës, më së largu më 1 janar 2024 qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza. 

(Kosova Sot Online)