Kjo është qyteza ku ka më shumë mësues se nxënës

  • A.P /
  • 18 April 2023 - 18:45
Kjo është qyteza ku ka më shumë mësues se nxënës

Dikur e konsideruar si një qytezë, me pallate dhe me disa qindra persona të punësuar në minierë dhe bujqësi, sot Mollasit në Kolonjë i ka mbetur vetëm emri i njëjtë me atë të dikurshmin.

Të moshuarit që kanë mbetur tregojnë për Mollasin e dikurshëm dhe atë që po jetojnë tani. “Kam këtu që në 1974. Këto pallate kanë qenë plot. Ne 3 familje jemi tani. Kam punuar në minierë 15 vjet. Këtu ishte lule, tani sikur ka rënë bomba”, shprehen banorët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pasojat e këtij shpopullimi po japin efekte edhe te brezi i ri dhe mbyllja e shkollave, ç’ka nuk lë shumë shpresë se situata mund të përmirësohet.

Ky shpopullim duket se u ka lehtësuar dhe kursyer premtimet edhe zyrtarëve lokalë në prag të zgjedhjeve, pasi premtimi i vetëm që i është bërë këtyre të moshuarve në Mollas, është një vend ku të luajnë domino.

(Kosova Sot Online)