Kurti: Nga 1 janari 2024 qytetarët tanë udhëtojnë pa viza

  • A.P /
  • 18 April 2023 - 19:03
Kurti: Nga 1 janari 2024 qytetarët tanë udhëtojnë pa viza

Eurodeputetët që miratuan liberalizimin e vizave për Kosovën, i ka falënderuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti ka shkruar se ky është një lajm i mirë për qytetarët e Kosovës.

Po ashtu, Kurti ka theksuar se kjo nënkupton një hap më afër pranë Bashkimit Evropian.

”Lajm i mirë për Kosovën sot! Parlamenti Evropian miratoi udhëtimin pa viza për qytetarët tanë duke filluar nga 1 janari 2024. Kjo na sjell një hap të rëndësishëm më pranë Bashkimit Evropian dhe duke kontribuar në pasurinë që ofron BE. Faleminderit eurodeputetëve për mbështetjen e tyre”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)