Tahiri: Kosova plotesoi kushtet për liberalizimin e vizave dhjetë vjet me parë

  • A.P /
  • 18 April 2023 - 19:52
Tahiri: Kosova plotesoi kushtet për liberalizimin e vizave dhjetë vjet me parë

Pas liberalizimit të vizave të Kosovës, ka reaguar ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Edita Tahiri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Tahiri, me anë të një postimi, ka vënë në pah vonesën për liberalizimin e vizave, gjegjësisht për dhjetë vite.

Ish-diplomatja, pas kësaj vonese, ka shprehur skepticizëm për anëtarësim të përshpejtuar në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Kosova plotesoi kushtet per liberalizimin e vizave dhjete vjet me pare, BE-ja me ne fund vendosi sot. Me kete trend eshte i larget antaresimi i vendeve te Ballkanit Perendimor qe aspirojne BE-ne”, ka shkruar ajo në ‘Facebook’.

(Kosova Sot Online)