Ministrja për liberalizimin e vizave: Vendim i vonuar, por i rëndësishëm drejt integrimit në BE

  • E.K /
  • 19 April 2023 - 08:36
Ministrja për liberalizimin e vizave: Vendim i vonuar, por i rëndësishëm drejt integrimit në BE

Parlamenti Evropian dje miratoi vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ministrja gjermane për Evropën dhe Klimën pranë Ministrisë së Jashtme Federale të Gjermanisë, Anna Luhrmann, ka uruar Kosovën për liberalizimin e vizave.

Ajo shkroi se vendimi ishte i vonuar prej kohësh, por është hap i rëndësishëm drejt integrimit të Kosovës në BE dhe se është përfitim për Kosovën.

“Sot Parlamenti Evropian miratoi përfundimisht liberalizimin e vizave për #Kosovën! Vendim i vonuar prej kohësh! Hap i rëndësishëm drejt #integrimit në BE + përfitim konkret për popullin kosovar”, shkroi Luhrmann.

(Kosova Sot Online)