Gjendet i vdekur burri që u raportua i zhdukur nga dita e diel

  • S.A /
  • 19 April 2023 - 12:33
Gjendet i vdekur burri që u raportua i zhdukur nga dita e diel

G.G., nga Lipjani, i raportuar i zhdukur me datën 17 prill, është gjetur sot i vdekur në liqenin e Badovcit.

Ekipi i kërkimit është përbërë nga njësitë e policisë e FSK-së.Lajmin  e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse në polici për Rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 11:30,  nga ekipi i kërkimit i përbërë nga njësite policore dhe të FSK-së, në liqenin e Badovcit është  gjetur një trup i pajetë. Ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se bëhet fjalë për personin  mashkull G.G, i cili nga familjarët  është raportuar i zhdukur më datën 17 prill 2023, në stacionin e Lipjanit”.

(Kosova Sot Online )