Aksident i rëndë: Vdesin nënë e djalë, lëndohet rëndë babai

  • E.K /
  • 19 April 2023 - 13:34
Aksident i rëndë: Vdesin nënë e djalë, lëndohet rëndë babai

Një aksident i rëndë dhe me fatalitet ka ndodhur në Turqi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shoferi i një veturë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë në anë të autostradës.

Në veturë po udhëtonte një familje, nëna, babai dhe djali i tyre.

Si pasojë e përplasjes së fortë kanë vdekur nëna dhe djali, ndërsa babai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kurse, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë përgjumja e drejtuesit të mjetit.

(Kosova Sot Online)