Identifikohet personi i vdekur që u gjet në Liqenin e Badocit

  • E.K /
  • 19 April 2023 - 14:16
Identifikohet personi i vdekur që u gjet në Liqenin e Badocit

Familjarët e kanë konfirmuar se 77-vjeçari që u gjet i vdekur sot në Liqenin e Badovcit është Gafurr Gashi, i cili ishte shpallur si i zhdukur që dy ditë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai u gjet i vdekur nga ekipi i kërkimit i përbërë nga njësite policore dhe të FSK-së, në liqenin e Badovcit.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse në polici për Rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 11:30, nga ekipi i kërkimit i përbërë nga njësite policore dhe të FSK-së, në liqenin e Badovcit është gjetur një trup i pajetë. Ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se bëhet fjalë për personin mashkull G.G, i cili nga familjarët është raportuar i zhdukur më datën 17 prill 2023, në stacionin e Lipjanit”.

(Kosova Sot Online)