Nënshkruhet vendimi, Kosova lëviz pa viza nga 1 janari 2024

  • E.K /
  • 19 April 2023 - 15:26
Nënshkruhet vendimi, Kosova lëviz pa viza nga 1 janari 2024

Në Strasburg sot është nënshkruar ligji i ri për liberalizimin e vizave të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi po mban konferencë për media pas ceremonisë së nënshkrimit.

Në këtë ceremoni mori pjesë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, kryetarja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, ministrja suedeze e BE-së që përfaqëson presidencën e Këshillit të BE-së, Jessika Rosëall.

Po ashtu, të ftuar janë edhe kryetari i LIBE, Juan Fernando López Aguilar dhe raportuesi për vizat e Kosovës, eurodeputeti Thijs Reuten.

Dje Parlamenti Europian, ka miratuar pa votim liberalizimin i vizave për Kosovën.

Qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen nga 1 janari 2024.

(Kosova Sot Online)