Vuçiq: Serbia gjithmonë e ka mbajtur fjalën dhe do të përmbushë pjesën e saj

  • A.P /
  • 19 April 2023 - 15:34
Vuçiq: Serbia gjithmonë e ka mbajtur fjalën dhe do të përmbushë pjesën e saj

Lidhur me çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është deklaruar edhe njëherë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai në një konferencë për media me ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë, Tobias Billström, u shpreh se tani shpesh thuhet se është e rëndësishme të fillohet procesi i formimit të Asociacionit.

“Ju e formoni Asociacionin me kompetenca thelbësore dhe kur ta bëni këtë, Serbia gjithmonë e ka mbajtur fjalën dhe do të përmbushë pjesën e saj të punës. Asnjë lojë. Vetëm kur ta përmbushni ju, ne do ta përmbushim tonën”, tha presidenti Vuçiq.

Vuçiq tha se ndoshta Serbia do të bëjë diçka në mënyrë të njëanshme në shenjë vullneti të mirë, por se kjo nuk ka të bëjë fare me obligimin e Prishtinës.

“Është një detyrim që nuk është nënshkruar as në shkurt e as në mars, por që ekziston që nga 19 prilli 2013”, nënvizoi ai.

Vuçiq theksoi se duhet të përmbushen obligimet që të mos përfundojnë si disa marrëveshje të tjera, kështu që filluan luftërat, sepse disa i konsideruan ato marrëveshje vetëm si të përkohshme dhe për të fituar kohë.

(Kosova Sot Online)