Erdogan: Do të ndërtojmë aeroplanmbajtësen më të madhe

  • A.P /
  • 20 April 2023 - 13:50
Erdogan: Do të ndërtojmë aeroplanmbajtësen më të madhe

Presidenti turk Tayyip Erdogan në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat është shprehur se dëshira e tij tashmë është që të ndërtojë një aeroplanmbajtëse të madhe në mënyrë që të rrisë fuqinë e Turqisë në det dhe të tregojë se ata janë pasardhës të denjë të Barbarossa.

Erdogan ndër të tjera ka thënë se Anija Anadolu ka 1300 personel dhe do të dalë në Mesdhe për tu treguar fuqinë e turqve

“Anija Anadolu ka 1300 personel, me këtë personel do të dalë në Mesdhe dhe do të tregojë fuqinë e turqve. Por kjo nuk mjafton. Unë kam bisedime me spanjollët, ju e dini se ne e ndërtuam këtë anije së bashku me spanjollët. Aeroplanmbajtësja më e madhe dhe nëndetëset pa pilot. Do të flas edhe me anglezët për të ndërtuar dyfish më shumë anije. Kjo do të thotë, ne do të zgjerojmë më shumë aeroplanmbajtësen tonë pasi duhet të rrisim fuqinë tonë në dete. Me ndihmën e Zotit, pasardhësit e Barbarossa-s do të tregojnë se janë pasardhës të denjë të Barbarossa-s”, ka thënë presidenti turk, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në të njëjtën kohë, presidenti turk njoftoi një plan bashkëpunimi me Anglinë për ndërtimin e nëndetëseve.

“Anglia dëshiron që ne të bashkëpunojmë në ndërtimin e nëndetëseve, kemi diskutuar këtë pikë dhe po hedhim një hap tjetër në çështjen e nëndetëseve, për të ndërtuar një të tillë pa pilot”, është shprehur ndër të tjera ai.

(Kosova Sot Online)