Policia deklarohet për bastisjen në KEK

  • E.K /
  • 19 April 2023 - 15:54
Policia deklarohet për bastisjen në KEK

Policia e Kosovës konfirmon kontrollimin në zyrat e Korporatës Energjetike të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mirëpo, nuk kanë japur detaje shtesë e as nëse ka persona që janë shoqëruar në polici.

“Referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Policia e Kosovës është duke zhvilluar një kontroll në KEK dhe për detajet tjera rreth rastit do të informoheni me kohë”, thuhet në përgjigjen e policisë.

(Kosova Sot Online)