KEK: Ja pse sot ka pasur një kontrollë nga Policia e Kosovës

  • A.P /
  • 19 April 2023 - 15:53
KEK: Ja pse sot ka pasur një kontrollë nga Policia e Kosovës

Për kontrollimin që ua ka bërë Policia e Kosovës, ka njoftuar Korporata Energjetike e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në reagimin e KEK thuhet se “janë të hapur për bashkëpunim me organet e rendit dhe do të ofrojë qasje të plotë në cilëndo kërkesë nga këto organe”.

Reagimi i plotë i KEK-ut:

Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se sot ka pas një kontrolle nga Policia e Kosovës dhe se nuk kemi ndonjë informacion zyrtarë rreth arsyeve të kësaj kontrolle.

Lidhur me këtë, KEK  si gjithmonë mbetet e hapur për bashkëpunim me organet e rendit dhe do të ofrojë qasje të plotë në cilëndo kërkesë nga këto organe.

Megjithatë, KEK mbetet në funksion të përmbushjes së interesit të përgjithshëm publik për prodhimin e energjisë dhe ofrimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike të qytetarëve të vendit.


(Kosova Sot Online)