Sa plumba u zbrazën ndaj biznesmenit që u vra duke pirë kafe

  • A.P /
  • 19 April 2023 - 16:02
Sa plumba u zbrazën ndaj biznesmenit që u vra duke pirë kafe

7 plumba janë zbrazur ndaj biznesmenit Ardian Nikulaj i cili u vra duke pirë kafe në lokalin e tij në pedonale të Shëngjinit mesditën e sotme nga dy autorë.

Njëri prej autorëve i maskuar si polic, me skafandër motori në kokë dhe maskë anti-COVID është futur në lokalin e biznesmenit dhe ka shkuar pranë tavolinës ku ai ishte ulur. Ndaj tij ka drejtuar pistoletën me silenciator dhe i ka zbrazur 7 plumba duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nikulaj mësohet se u gjet nga të afërm të tij, të cilët njoftuan policinë. Si shkaqet ashtu sikurse autorët e këtij ekzekutimi mafioz mbeten të paqarta.

(Kosova Sot Online)