Abdixhiku: Ishte interes i mafisë energjetike që Blloku A5 i KEK-ut të mos prodhonte rrymë

  • A.P /
  • 19 April 2023 - 20:17
Abdixhiku: Ishte interes i mafisë energjetike që Blloku A5 i KEK-ut të mos prodhonte rrymë

Pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, nën dyshimin për abuzime, ka reaguar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku ka thënë se shkarkimi i Krasniqit, është i vonshëm. Ai ka deklaruar se qeveria ka përgjegjësi politike për mbrojtjen dhe lejimin e përfitimeve milionëshe, siç ka shkruar ai, të mafisë energjetike.

“Tani shkarkimi është i vonshëm. Përgjegjësia politike për vendosjen, mbrojtjen dhe lejimin e përfitimeve milionëshe të mafisë energjetike është domosdoshmëri. Kjo përgjegjësi ka adresë vet Qeverinë”, ka shkruar kryetari i LDK.

Abdixhiku edhe mos-funksionimin e Bllokut A5 të KEK-ut e ka lidhur me interesat e “mafisë energjetike”.

(Kosova Sot Online)