Ngjarje e rëndë: Vritet me thikë një 38-vjeçare, plagoset vëllai i saj

  • E.K /
  • 20 April 2023 - 08:23
Ngjarje e rëndë: Vritet me thikë një 38-vjeçare, plagoset vëllai i saj

Një 38-vjeçare shqiptare është gjetur e vdekur dje në banesën e saj në Pavia, Itali, përcjell “Kosova Sot Online”.

38-vjeçarja dyshohet se është goditur me thikë, ndërsa nuk dihet autori/ët.

Jashtë shtëpisë së viktimës ndodhej vëllai i saj, i cili po ashtu është plagosur me thikë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Zona ku ka ndodhur vrasja është e rrethuar dhe po vazhdojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen se si ka ndodhur rasti.

(Kosova Sot Online)