Ferizaj: U kap me tri qese marihuanë, arrestohet 22 vjeçari e më pas lirohet

  • E.K /
  • 20 April 2023 - 09:33
 Ferizaj: U kap me tri qese marihuanë, arrestohet 22 vjeçari e më pas lirohet

Policët në Ferizaj e kanë ndaluar një automjet, ku kanë kontrolluar shoferin dhe dy pasagjerët, ku të njëri pasagjer 22 vjeçar kanë gjetur tri qese me substancë narkotike, të dyshuara me marihuanë, përcjell “Kosova Sot Online”

I dyshuari është arrestuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analogoe

Policët e stacionit në Ferizaj, sot rreth orës 05:15 në rrugën ‘’Hysen Tërpeza’’ në Ferizaj, gjatë patrullimit kanë ndaluar një automjet Shkoda me targa vendore.

Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit të personave, shoferit dhe dy pasagjerëve, tek njëri pasagjer D.E (M/K) i moshës 22 janë gjetur tri qese me substancë narkotike, të dyshuara me marihuanë.

I dyshuari D.E është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Posedim I paautorizuar i substancave narkotike psikotrope ose analoge’’ .

(Kosova Sot Online)