Adoleshenti rrëfen plagosjen e 18 vjeçarit: E godita me thikë një herë në bark dhe një herë në qafë

  • E.K /
  • 20 April 2023 - 09:50
Adoleshenti rrëfen plagosjen e 18 vjeçarit: E godita me thikë një herë në bark dhe një herë në qafë

Adoleshenti shqiptar në Greqi ka treguar se si ndodhi plagosja me thikë e 18 vjeçarit grek, përcjell “Kosova Sot Online”.

17-vjeçari ka treguar se kur kishte tentuar t’i merrte çantën 18 vjeçarit grek, ai e kishte shtyrë dhe për këtë kishte reaguar duke e goditur me thikë.

“I kapa çantën, por ai më shtyu dhe më pas e godita dy herë me thikë, një herë në bark dhe një herë në qafë nëse më kujtohet mirë”, tha 17-vjeçari.

“Ne pamë disa njerëz dhe vendosëm t’u merrnim celularët. Me pretekstin se doja një cigare, iu afrova dhe i kërkova një. Kur u afruam, mora njërën dhe nxora një thikë që kisha në xhepin e majtë të pantallonave, ia vura në bark dhe i thashë të më jepte celularin. I kapa çantën por ai më shtyu dhe më pas e godita dy herë me thikë, një herë në bark dhe një herë në qafë nëse më kujtohet mirë”, shtoi ai në dëshminë e tij.

(Kosova Sot Online)