Ferizaj: Merr flakë bodrumi i një shtëpie, digjen krejt pajisjet brenda

  • E.K /
  • 20 April 2023 - 10:27
Ferizaj: Merr flakë bodrumi i një shtëpie, digjen krejt pajisjet brenda

Bodrumi i një shtëpie në fshatin Greme në Ferizaj, u përfshi nga zjarri në rrethana të panjohura, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një burrë ka raportuar se në bodrumin ku ka pasur disa pajisje elektrike është kapluar nga zjarri.

Pajisjet elektrike, thuhet të janë djegur e dëmtuar tërësisht.

Nësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë fikur zjarrin.

Policia ka njoftuar se nuk raportohet për të lënduar nga zjarri.

Fotografia është ilustruese.

(Kosova Sot Online)