Kryediplomati suedez vjen në Kosovë, do të takohet me Kurtin

  • E.K /
  • 20 April 2023 - 10:32
Kryediplomati suedez vjen në Kosovë, do të takohet me Kurtin

Ministri i Punëve të Jashtme i Suedisë, Tobias Billstrom, sot vjen në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do ta presë kryediplomatin suedez në takim.

Billstrom dje ishte në Beograd, dhe pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ky i fundit u ankua se ai e kishte porositur që t’i vë sanksione Rusisë.

“I kuptuam porositë e Suedisë, që duhet t’i vendosim sanksionet Rusisë. Ne jemi shtet i pavarur, dhe në përputhje me këtë edhe do të marrim vendim. Edhe njëherë e falënderoj për sinqeritetin dhe bisedën e hapur, që është e vetmja mënyrë që t’i dëgjojmë dhe kuptojmë argumentet e njëri tjetrit” tha Vuciq.

(Kosova Sot Online)