Rrahu për vdekje të moshuarin për 300 euro, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm

  • E.K /
  • 20 April 2023 - 10:49
Rrahu për vdekje të moshuarin për 300 euro, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen dhe grabitjen e një të moshuari mbi 80-vjeçar në Greqi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shqiptari në vitin 2010 në Greqi bashkë me bashkëpunëtorë të tjerë e kishin dhunuar me grushte dhe me send të forta të moshuarin.

Pastaj, e kishin lidhur duart dhe këmbët duke shkaktuar vdekje nga asfiksia, ndërsa i vodhën 300 euro.

Shqiptari është dënuar me burgim të përjetshëm.

(Kosova Sot Online)