Prishtinë: Kapet drogë në vlerë mbi 7 mijë euro, arrestohet një i dyshuar

  • E.K /
  • 20 April 2023 - 11:11
 Prishtinë: Kapet drogë në vlerë mbi 7 mijë euro, arrestohet një i dyshuar

Njësia nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë ka arritur të marrë informatën se një i dyshuar është duke u marrë me shitblerje të substancave narkotike në qytetin e Prishtinës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hetuesit policorë kanë ndaluar të dyshuarin dhe gjatë kontrollit në trup fillimisht i janë gjetur 3 qese të vogla të dyshuar si substancë narkotike të llojit kokainë me peshë 1.5 gramë.

Njësia e Forenzikës Regjionale në Prishtinë, pas disa kontrolleve në banesën e tij, si prova materiale kanë gjetur dhe konfiskuar:

“27 qese të vogla të dyshuar si substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 13 gramë, 3 qese të dyshuar si substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 62.9 gramë, Një peshore digjitale e cila ka shërbyer për matjen e narkotikeve në sasi të vogla, Një qese e dyshuar si substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 0.2 gramë, e gjetur në veturën e të dyshuarit, Dy telefona celularë, Para të gatshme me vlerë prej 1545 eurosh ( Njëmijë e pesëqind e dyzet e pesë euro )”, thuhet në njoftim

“Sasia e substancave narkotike e konfiskuar është 77.6 gramë e që në vlerë parash konsiderohet të jetë 7760 (shtatë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë €uro)”, njofton policia.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

(Kosova Sot Online)