Vela: Kryetari i Parlamentit të Serbisë priti deputetët rusë të sanksionuar në Beograd

  • E.K /
  • 20 April 2023 - 11:21
Vela: Kryetari i Parlamentit të Serbisë priti deputetët rusë të sanksionuar në Beograd

Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia ka pritur në Kuvendin e saj deputetë rusë të cilët janë të sanksionuar nga Beogradi, transmeton “Kosova Sot Online”.

Beogradi nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, përkundër insistimit të vazhdueshëm të perëndimit.

Vela ka shkruar se sanksionet duhet të pasojnë.

”Që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, Serbia ka refuzuar shumë lutje nga BE dhe vendet e saj anëtare për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë. Përkundrazi, Kryetari i Parlamentit të Serbisë priti deputetët rusë të sanksionuar në Beograd. Fasada duhet të rrëzohet, sanksionet duhet të pasojnë”, ka shkruar Vela në Tëitter, të enjten.

(Kosova Sot Online)