Kërkesa e Escobarit për Asociacionin, Konjufca: Kosova s’duhet të bëjë asgjë para njohjes de facto

  • E.K /
  • 20 April 2023 - 11:42
Kërkesa e Escobarit për Asociacionin, Konjufca: Kosova s’duhet të bëjë asgjë para njohjes de facto

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është deklaruar rreth kërkesës së djeshme të emisarit special të SHBA’së, Gabriel Escobar, që tha se Kosova duhet të ketë një propozim deri më 2 maj kur në Bruksel takohen udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Konjufca tha se Kosova s’duhet të ndërmarrë ndonjë veprim, apo hap pa ndodhur njohja de facto nga Serbia.

“Unë mendoj që në dy binarë është e ndërtuar marrëveshja. binari i parë është njohja de facto nga ana e Serbisë, ndërsa binari i dytë është Asociacioni, të cilin Kosova – qeveritë e mëparshme dhe një mazhorancë e mëparshme – në vitin 2013 e ka pranuar. Kosova duhet të tregojë që nuk ka kurrfarë obligimi dhe nuk duhet me bë asnjë pa u realizuar binari i parë, që është njoha de facto”.

(Kosova Sot Online)