Rizvanolli për arrestimin e Krasniqit: Do të presim faktet dhe informacionet nga institucionet e drejtësisë

  • E.K /
  • 20 April 2023 - 11:51
Rizvanolli për arrestimin e Krasniqit: Do të presim faktet dhe informacionet nga institucionet e drejtësisë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se si Ministri nuk kanë pranuar asnjë informacion zyrtar lidhur me arrestimin e kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasnqi, i dyshuar për korrupsion në tenderin 3.4 milionësh, transmeton "Kosova Sot Online".

Rizvanolli tha se po presin faktet dhe informacionet nga institucionet e drejtësisë.

“Në lidhje me rastin e bastisjes së djeshme, ne si ministri nuk kemi marrë asnjë informatë zyrtare. Do të presim faktet dhe informacionet nga institucionet e drejtësisë para se të shprehemi dhe gjithashtu do të jemi në kontakt me bordin lidhur me zhvillimet atje”, tha Rizvanolli.

(Kosova Sot Online)