Gashi: LDK deklaron se nuk merr pjesë në asnjë seancë, në asnjë votim të marrëveshjeve ndërkombëtare

  • E.K /
  • 20 April 2023 - 11:53
Gashi: LDK deklaron se nuk merr pjesë në asnjë seancë, në asnjë votim të marrëveshjeve ndërkombëtare

Arben Gashi, në emër të LDK-së tha se nga sot kjo parti nuk do të marrë pjesë në asnjë seancë e asnjë votim, të marrëveshjeve ndërkombëtare e as në komisione, sepse konsideron se kapja e buxhetit të komunave është puç institucional, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Sjellja e papërgjegjshme e Ministrit të Financave duke tentuar me çdo kusht të marrë buxhetin e komunave, na pamundëson të jemi konstruktiv ne seancat e Kuvendit. Ministri nuk e kupton se ligji për Buxhetin është ligj me karakter të afatizuar vjetor…Prandaj paaftësia dhe qëllimi i tij i keq po na bjen me një situatë ku ne refuzojmë të komunikojmë me të, LDK deklaron se nuk merr pjesë në asnjë seancë, në asnjë votim të marrëveshjeve ndërkombëtare e as në komisione”, tha Gashi.

“Sepse është puç institucional kapja e buxhetit të komunave”, tha ai.

(Kosova Sot Online)