Kërkohet caktimi i masës së paraburgimit ndaj Nagip Krasniqit

  • E.K /
  • 20 April 2023 - 13:39
Kërkohet caktimi i masës së paraburgimit ndaj Nagip Krasniqit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton se ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ndaj kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Paraburgimi po kërkohet në drejtim të veprave penale: ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe veprën penale ‘’Konflikti i interesit’’ nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

(Kosova Sot Online)