Ministri i Jashtëm i Suedisë takohet me Gërvallën

  • E.K /
  • 20 April 2023 - 14:09
Ministri i Jashtëm i Suedisë takohet me Gërvallën

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Tobias Billstrom, përcjell “Kosova Sot Online”.

Të dy homologët pas takimit do të mbajnë konferencën e përbashkët për media.

Billstrom do të pritet në takime të ndara edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

(Kosova Sot Online)