Sot pritet të merret vendimi ndaj Nagip Krasniqit

  • E.K /
  • 20 April 2023 - 15:26
Sot pritet të merret vendimi ndaj Nagip Krasniqit

Kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, ka dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake për caktimin e masës së sigurisë në lidhje me dyshimet për kryerjen e tri veprave penale, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, u arrestua të mërkurën nën dyshimin për kryerjen e tri veprave penale, ’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ , dhe ‘’Konflikti i interesit’’.

Krasniqi me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje për 48 orë.

(Kosova Sot Online)