Hill: Krijimi i Asociacionit është një test i mundësisë së arritjes së marrëveshjes

  • A.P /
  • 20 April 2023 - 17:16
Hill: Krijimi i Asociacionit  është një test i mundësisë së arritjes së marrëveshjes

Krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është një test i mundësisë së arritjes së marrëveshjes dhe më pas zbatimit të saj, ka theksuar ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Nuk mund të presësh që opinioni të besojë në marrëveshjet ndërkombëtare nëse ato nuk zbatohen edhe pas 10 vitesh”, u tha Hill gazetarëve pas vizitës në Kuvendin e Serbisë, me vlerësimin se komunat me shumicë serbe në Kosovë janë kyçe për arritjen e progresit. 


(Kosova Sot Online)