Vr'au me thi'kë të riun, dorëzohet në polici 18-vjeçari

  • A.P /
  • 20 April 2023 - 21:16
Vr'au me thi'kë të riun, dorëzohet në polici 18-vjeçari

Dorëzohet në polici 18-vjeçari Axel Hoxha, i cili pak ditë më parë vrau me thikë një 20-vjeçar.

Ngjarja e rëndë u shënua pak pas mesnate në "Rrugën e Dibrës", pranë gjimnazit "Partizani". Dy 18-vjeçarët, Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, plagosën me thikë një 20-vjeçar. Ky i fundit i identifikuar si Stivens Toshkezi, pas ngjarjes, u nis me urgjencë në spital, por për shkak të plagëve të marra humbi jetën në ambientin spitalor. Toshkezi mësohet se u godit disa herë me thikë nga dy të rinjtë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online

Dy të rinjtë u larguan me vrap, por policia arriti të lokalizojë të parin Stivens Toshkezi, i cili u arrestua, ndërsa shoku i tij u shpall në kërkim. Policia bën me dije se Azel Hoxhaj sot është dorëzuar te efektivët, pas negociatave të zhvilluara me të.

"Si rezultat i presionit të kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë dhe falë negociatave të vazhdueshme me familjarët, ditën e sotme, në DVP Tiranë, është vetëdorëzuar shtetasi A. H., 18 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, më datë 18.04.2023, rreth orës 00:15, në rrugën "Skënder Sallaku", në bashkëpunim me shtetasin E. M., 18 vjeç, (arrestuar disa orë pas ngjarjes), kanë goditur me mjet prerës shtetasin S. T., 20 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale", thuhet në njoftimin e policisë.

Dyshimet janë se sherri mes të rinjve ndodhi për shk të një femre.  Mësohet se Enzi Maze dhe Axel Hoxhaj ngacmonin të dashurën e Stiven Toshkezit. Për këtë shkak, dy javë më parë në "Rrugën e Elbasanit" ata ishin zënë dhe 20-vjeçari i kishte rrahur dy adoleshentët. Ata u hakmorën duke e qëlluar me thikë.

(Kosova Sot Online)